Avokati nxjerr sekretet për detektivët privat dhe rolin e tyre në Zgjedhje: Janë kontaktuar nga deputetë dhe më pas nuk u janë dhënë paratë…

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dedektivët privat” ishte temë e diskutimit të ditës në emisionin “Breaking” në TopNews, ku i ftuar ishte avokati i njohur Ndue Pjetra. Avokati u shpreh se detektivët privat, janë kontaktuar nga kandidatë për deputetë të opozitës dhe nuk ju kanë dhënë lekët ata u kontaktuan për të filmuar shitjen e votës.

“4 parti politike më kanë kontaktuar për dedektivë privat, vota do shitet dhe do blihet, ne i kemi të faktume se shitet dhe blihet, dedektivi privat është profesion i lirë dhe i leçensuar nga 3 Ministri. Detektivët privat janë kontaktuar nga kandidatë për deputetë të opozitës dhe nuk ju kanë dhënë lekët, ata u kontaktuan për të filmuar shitjen e votës. Nga momenti që ke mbyllur kontratën me palët mbetet një kopje i mbetet zyrës së dedektivit.

Në tradhëtinë bashkëshortore, gruaja vendos kamera në dhomën e gjumit sipas udhëzimeve të dedektivit, ajo mban përgjegjësi. Në Shqipëri ka 120 dedektivë dhe qarku më i cënuar janë veriorët, ai bën shkollë më vete. Kandidatët për deputet i kontaktonin dedektivët, shkolla e dedektivëve privat është bërë që dhe vetë dedektivët, të mos e njohin njëri-tjetrin,” u shpreh Ndue Pjetra.

Zjarr Tv Ad