Baçi: Mendimi i Alibeajt, personal. Pas shumë muajsh, Grupi Parlamentar i PD-së është kompakt!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur për syritv per zhvillimet e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar.

Baçi e ka quajtur një zhvillim pozitiv i cili ka normalizuar dhe e ka bërë kompakt grupin parlamentar të PD-së, pasi asnjë deputet nuk u shpreh kundër pjesëmarrjes së deputetëve të përjashtuar nga Lulzim Basha me vendim personal.

Deputeti demokrat theksoi se ‘në mbledhjen e grupit parlamentar që ishte sot kishte shumë pak mungesa dhe absolutisht që asnjë nga deputetët e tjerë nuk kishte kërkesa ndaj deputetëve të përjashtuar nga zoti Basha, i vetmi ishte reagimi i Alibeajt ndaj Berishës por që mori shpjegimin e nevojshëm nga ana e ish-kryeministrit’.

Ferko: Pyetjes që i bënë Alibeajt para mediave se kë përfaqëson me këtë qëndrim apo ishte i vetëm mendimi i tij personal.

Baçi: Më vjen keq që zoti Basha ësthë realitetit ka kohë që është jashtë realitetit dhe vazhdon të jetë i tillë. Mbedhja e grupit parlamentar ishte një mbledhje pas shumë kohësh e zakonshme rutinë dhe me rend dite, pavarëqsisht se drejtuesi momental i grupit bëri një parantezë për deputetët e përjashtuar pavarësisht se kërkojnë të bëjnë lajm vetëm për zotin Berisha ndërkohë që ne jemi pesë deputetë të përjashtuar. Si i tillë pati një shpjegim shterues nga zoti Berisha për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet dhe sot që flasim grupi parlamentar i PD-së është kompakt, pavarësisht se nuk pati kohë për diskutime.

Në fund të gjithë u drejtuam drejt parlamentit dhe për mua nuk ka asnjë problem te grupi parlamentar i PD-së dhe Alibeaj e përsëriti disa herë për respektin që ka ndaj Berishës por vuri theksin për atë që ka ndodhur para dhe pas vendimi personal të Bashës për Berishën.

Takimi vijoi edhe pak më shumë pas daljes së Alibeajt dhe mbledhja u drejtua nga zoti Boçi dhe Salianji.

Më lejoni të them që në mbledhjen e grupit parlamentar që ishte sot kishte shumë pak mungesa absolutisht që asnjë nga deputetët e tjerë nuk kishte kërkesa ndaj deputetëve të përjashtuar nga zoti Basha, i vetmi ishte reagimi i Alibeajt ndaj Berishës por që ishte më shumë si detyrim i tij kryetar në detyrë i grupit parlamentar.

Është një mendim personal i tij dhe disa herë në takim u shpreh se ky ishte mendimi i tij personal. Por të gjithë deputetët kanë të drejtë të flasin vetë nëse kanë mendim ndryshe dhe nuk mund të flasi asnjë deputet në emër të deputetëve të tjerë.

Zjarr Tv Ad