Bajram Begaj merr nesër detyrën e Presidentit, nisin përgatitjet për ceremoninë! Bulevardi mbushet me flamujt kuqezi

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur që sot përgatitjet për ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit nga Bajram Begaj. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me flamujt e Shqipërisë. Ditën e nesërme, Begaj do të betohet në Kuvend në një seancë të posaccme parlamentare e parashikuar në orën 18:00.

Më pas, në orën 18:45 nis ceremonia e dorëzimit të detyrës në Presidencë. Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka zbardhur axhendën e ceremonisë e cila pritet të vijojë deri rreth orës 20:00.

Panorama.al mëson se për herë të parë, një pjesë e ceremonisë do të zhvillohet edhe jashtë rrethimit të Presidencës, në hapësirën me Pallatin e Kongreseve. Ndërsa sheshi “Nënë Tereza” do të shërbejë si vendparkimi për makinat e të ftuarve në këtë ceremoni.

Postimi i Tedi Blushit:

Nesër, e dielë 24 korrik 2022, në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj.

Ceremonia sipas programit më poshtë, do të mbulohet me regji qendrore, dhe frekuencat satelitore për sinjalin do t’ju dërgohen nesër të gjitha mediave të interesuara. PROGRAMI I CEREMONISË SË FILLIMIT TË DETYRËS NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Zjarr Tv Ad