Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ditën e sotme është paraqitur sërish në prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhene deklarimet e tij lidhur me padinë e re ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji si dhe ndaj Florenc Hoxhës, ish-kreu i IMT në Bashkinë e Tiranës.
Balla ka dorëzuar në prokurori prova të reja për padinë e depozituar një ditë më parë.
Ai akuzon Bashën, Salianjin dhe Hoxhën për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë” pas publikimit të videos së Fredi Alizotit.
Menjëherë pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ai ka thesuar se do i shkojë deri në fund çështjes dhe do i padisë të tërë përveç Berishës.
“Do i shkoj deri në fund të vërtetës, s’do ndalem. Do t’i padis të gjithë, Berishën jo, i kam lënë Zotin. Me Alizotin nuk kam pasur asnjëherë komunikim”, ka deklaruar Balla.
Në videon e publikuar Alizotit deklaron se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe është takuar me Ballën para prokurorisë ku më pas do të bënte deponimin se ishte ai personi që kishte imituar Agron Xhafajn. Këtë akuzë si Veliu ashtu dhe Balla e kanë mohuar kategorikisht. Madje të dy kanë deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë me Fredi Alizotin. Balla më pas nxori emra të tjerë, si përfaqësues të PD-së që sipas tij kanë bërë videon.