Ministri i Brendshëm Xhafaj paralajmëron: Do keni lajme këto ditë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar dje me drejtorin e policisë gjermane Ditier Romann, ndërsa sot kanë zhvilluar një konferencë për mediat.

Në fund të kësaj konference ministri Xhafaj paralajmëroi gazetarët se do ketë lajme këto ditë nga bashkëpunimi me gjermanët.

“Gjatë ditëve në vijim ju këshilloj të rrini afër me Bidën dhe Gentin se do keni lajme interesante”, tha Xhafaj duke iu referuar dy zëdhënësve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Në fakt bëhet fjalë për 2 operacione të task forcës, forca e ligjit. Një prej operacioneve në fushën e narkotikëve është duke u zhvilluar. Ekzekutimi i masave të arrestit po bëhet paralelisht në Gjermani dhe Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad