Kazinotë, Rama: Po diskutojmë mundësinë e basteve online

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri një i qeverisë Edi Rama nga foltorja e parlamentit ka folur për mbylljen e  aktivitetit të lojërave të fatit. Kryeministri tregoi se çfarë do ndodh me të gjitha kazinotë elektronike dhe bastet sportive,  ku theksoi se nuk nuk do të ketë një mbyllje të të gjithave, por do të ketë vetëm kazino në zona të definuara për turizëm dhe në ambientet e hoteleve me 5 yje.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313. Por, nga ana tjetër jam shumë i sigurt se ky grup parlamentar do t’u japë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave edhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme, mbylljen e kazinove elektronike, të basteve sportive dhe të basteve online. Sa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar dhe do të mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka propozime të ndryshme edhe sa i përket idesë së një monopoli shtetëror të lojërave të fatit. Por, që sot po ja u them unë personalisht, jam kundër. Megjithatë të gjitha diskutimet janë të hapura. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Rama  u ndal edhe te ata persona që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve sportive.

“Vendet e punës, po nuk do të jetë e lehtë për ata që janë të punësuar, por do jetë i mundur të përshtaten në një vend pune. 5% tatim fitim deri në 140 mln leke xhiro, është një masë që do të hyjë ne fuqi nga ky parlament.  Sot një taksë fitimi 5 % është një nxitje e fortë për këdo që do të hapë një biznes dhe të vetëpunësohet. Të mendojnë transformimin e biznesit të tyre me taksën vetëm 5%” -u shpreh kryeministri ndërsa prezantoi nismën e qeverisë.

Në vijim kryeministri u ndal në faktorët socialë që cuan në mbylljen e basteve sportive, ku përmendi rezultatet e Universitetit të Tiranës.

“Universiteti i Tiranës në 2016 kur ishim në kulmin e debatit ka bërë një studim dhe gjetjet janë rrënqethëse sic janë rrënqethëse rezultatet e një analize të bërë. Kemi patur edhe ne dështmin tonë kur nuk arritëm dot ti japim fund kazinove por arritëm vetëm të shtyjmë afatet. Por jo të gjitha të këqija vijnë për keq, tani një rrugë e dy punë me kazinotë edhe bastet. Ata që kanë ngritur llumin e shpifjes, si ajo e monopolit online, le ta mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Dimë më tepër se kaq, për të kundështuar këtë mase, që janë të lidhur drejtpërdrejte, me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut në tiranë. “ u shpreh Rama

 

Zjarr Tv Ad