Balla dorëzoi prova të reja në SPAK për çështjen “Partizani”, Malltezi i bën thirrje: Nëse ke fakte, silli në gjykatë që të shpëtosh nga dënimi për shpifje

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Abi  Malltezi, dhëndri i  ish-kryeministrit Sali Berisha, i është përgjigjur  Taulant Ballës pas dorëzimit të provave të reja në SPAK në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Në një postim në Facebook, Malltezi i bën thirrje deputetit të PS që të nxjerrë prova dhe t’i lërë shpifjet. Ai thotë më tej se SPAK ka dy vite që nuk të jep përgjigje, pasi sipas tij, duhet ta akuzojë Ballën për kallëzim të rremë.

“Mashtruesit te PS: nxirr provat para shqiptareve e leri filmat dhe shpifjet. Ke 10 vjet qe shpif dhe filmat e tu te soc realizmit jane bajate. Nxirr provat para shqiptareve qe ti shohin te gjithe.

Nuk pate asnje prove a asnje fakt e u gjete shpifes nga gjykata e shkalles se pare. Tani ke 8 vjet qe ke bllokuar gjykimin ne gjykaten e larte.

Sot don te fshihesh pas spak. Ne fakt spak ka dy vjet qe nuk te jep pergjigje pasi duhet te te akuzoje per kallzim te rreme. Dhe te jesh i bindur se kjo te pret.

Po te kesh prova e fakte eja silli ne gjykate te shpetosh edhe nga denimi per shpifje.

Perballu me drejtesine pa frike qofte per shpifjet 10-vjecare dhe qofte per kallzim te rreme ne SPAK!”, shkruan Malltezi.

Zjarr Tv Ad