Balla e quan Berishën “ish-deputet”: Nuk i bën mirë Shqipërisë që një person non-grata të jetë në këtë Kuvend

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend menjëherë pasi ish kryeministri Sali Berisha kërkoi llogari mbi mungesën e një qëndrimi mbi tensionet në Ukrainë.

 

Balla ndër të tjera, e quajti ish kryeministrin si një “ish-deputet” pasi nuk bënte një figurë të mirë për Shqipërinë një person në Kuvend që është shprehur “non-grata” nga SHBA-të.

Taulant Balla: Deputeti Deputeti parafolës tha që nuk do donte të ishte këtu. Mirë do ishte që i vetmi deputet non-grata të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket cështjes së fishekëve natyrshëm që gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Kush e ka parë filmin “qendtë e luftës” ne shqiptarët e dimë sesi u shitën plumbat që shkaktuar Gërdecin. Por drejtësia nuk harron dhe uroj të gjenden të gjithë ata persona që bënë trafikun e armëve. Natyrshëm asnjë prej nesh nuk ka kohë të merret me non-gratën e këtij kuvendi dhe të njëjtën gjë do bëj dhe unë.

Më saktë, sh deputeti parafolës, sepse nuk i bën mirë Shqipërisë që një person i shpallur non-grata të jetë ende deputet i këtij Kuvendi. Sa i përket Ukrainës, qëndrimi ynë është totalisht në kohezion me BE-në dhe SHBA-të.

Zjarr Tv Ad