Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me marrjen e detyrës së re, ka nisur turin e takimeve nga Shkodra.
Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se Balla ka kërkuar të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve nga kultivimi i lëndëve narkotike.
Ai ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike.
Gjithashtu ka theksuar se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.