Martin Leka: Në Partinë Socialiste ka vetëm një socialist dhe ky është…

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhilli, gazetari Martin Leka ka theksuar se Partia Socialiste nuk është më ajo e dekadës së parë të viteve ’90 dhe siç ka ndodhur rëndom me të gjithë liderët e partive kryesore, ato në njëfarë mënyre kanë dhe marrin “portretin” e Kryetarit.

“Imagjinoni nesër nëse nuk do të ishte Rama kryetar i Partisë Socialiste. Të gjithë këta, me ministra e zëvëndëskryministra e deputetë besoj se do të shpërndahen nëpër parti të tjera a shoqata”, ka theksuar Leka.

Duke analizuar më tej zhvillimet e kësaj force politike, ai në mënyrë figurative është shprehur se në zërat publikë ka shumë pak socialistë.

“Në Partinë Socialiste ka vetëm një socialist. Ky është Erion Braçe”, ka theksuar Leka, duke u shprehur edhe njëherë se ajo është parti e Edi Ramës kështu siç është, ashtu siç është parti e Saliut ajo demokratike.

Zjarr Tv Ad