Balla: Zotohem për goditjen e vazhdueshme të shpërndarësve të drogës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit po godet vazhdimisht rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore në Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Ai u zotua ndaj publikut se goditja sistematike e këtij fenomeni do të ketë rezultate të përditshme.

“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot paketën e sigurisë në shkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore,” – u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad