Balliu e Braimllari përplasen fizikisht me Policinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banor i zonës, i cili tentoi të çante kordonin e policisë ka shkaktuar tension te ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë.

Dy ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimallari janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë  në përpjekje për të ndihmuar qytetarin Agim Peposhi.

Ky i fundit pretendoi se nuk ka patur mundësi t’i largonte pajisjet e shtëpisë teksa u shoqërua në orët e para të kësaj të mërkure në komisariatin e policisë. Në pamjet e mëposhtme duket qartë momenti kur  efektivi i policisë kap për fyti ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun, ndërsa për asnjë çast nuk kanë munguar shtyrjet nga të dyja palët

Përpjekja e të riut, por edhe e dy ish-deputetëve të opozitës rezultoi e kotë pasi kordonin i policisë mbeti i pacenuar.

Forcat e policisë ndryshe nga java e kaluar nuk kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt banorëve.

Gjurma e lotit të tretë për “Bulevardin e Ri” parashikon të prishë 38 shtëpi, ndërsa deri tani janë shembur dhjetë prej tyre.

Zjarr Tv Ad