Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, qeveria të japë dorëheqjen! SPAK të hetojë tenderat e AKSHI-t

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekertari Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjete sociale pasi hakerat të cilët sulmuan e-albania i kanë nxjerrë të gjitha të dhënat. Balliu shprehet se siguria kombëtare ka rënë ndërsa shton se qeveria duhet të japë dorëheqjen. Më tej ai i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë tenderat e pafundme të AKSHI-t, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve.

Statusi i plotë i Klevis Balliut

Siguria kombëtare ka rënë, bashkë me të ka rënë siguria e informacionit dhe e jetës pas marrjes së gjithë të dhënave nga hakerat në e-Albania. Sot shqiptarët janë në mëshirë të hakerave. SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve. Qeveria duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo qeveri është përgjegjëse dhe bashkëpuntore në këtë krim kombëtar. Të gjithë personat përgjegjës nga Kryeministri e deri tek zyrtarët e AKSHI-t duhet të merren nën hetim pa imunitetin e pushtetit.

Zjarr Tv Ad