Bamir Topi: Kam 12 vite që nuk flas fare me Sali Berishën

0
296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bamir Topi, tha se ka të paktën 12 vite që nuk ka asnjë lloj komunikimi me Sali Berishën.

Topi tha në Euronews Albania se gjatë kohës që bashkëpunonte me Berishën kishte një komunikim shumë zyrtar e serioz.

Sipas Topit, Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnike asaj, por shtoi se tani koha ka ndryshuar.

“Kam së paku 12 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi me Berishën. Ndërsa për ta njohur e kam njohur para viteve 90-të, në rrethana të tjera jopolitike.

E kam ndarë Berishën në dy pjesë përsa i përket figurës së tij. Gjatë kohës që unë kam qenë në bashkëpunim me të në PD, ka qenë një bashkëpunim shumë serioz.

Madje marrëdhëniet e mia nuk ishin marrëdhënie ku dominonte një komunikim shoqëror, ishte thjeshtë zyrtar. Pra kanë qenë thellësisht serioze, bashkëpunuese, politike.

Më pas ishte politika, interesat politike, unë kam qenë jashtë interesave politike sepse kam qenë kryetar shteti, më interesonin gjëra të mëdha për Shqipërinë.

Erdhi koha që rrugët u ndanë. Nuk ka njeri që të mos ndryshojë. Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnik tezave e mënyrës së tij të komunikimit, por është kohë tjetër”, tha Topi.

Zjarr Tv Ad