Bamir Topi: Njoh njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, por ja pse nuk flas dot

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar se njeh shumë persona, si publikë ashtu edhe në jetën e tij private, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por nuk mund të flasë, për shkak të postit që ai ka mbajtur.

Topi u shpreh në njëj intervisëtë për “Euroneës Albania” se këta persona sillet në mënyrë të çuditshme, sikur nuk kanë qenë  bashkëpunëtorë dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas tij, ligji për hapjen e dosjeve u iniciua për një njeri specifik, shtetasin I.M, që dyshohet të jetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Asgjë e re, është një fabul që e dëgjojmë prej 32 vitesh. Është një detyrim që politika duhet ta kishte realizuar prej vitesh. Tashmë, duket sikur ky ligj po miratohet në mënyrë specifike për një  njeri. Nuk është më një probem prioritar i kohës. E kam kërkuar me ngulm që dosjet duhet të hapen. Natyrisht, dosjet në do të kërkohen të hapen, do ta tregojnë.

Personi që shikoni këtu ka informacion të plotë, sepse kam qenë në një pozicion ku m’u dha mundësia të kisha akses, di shumë gjëra, nuk flas dot sepse respektoj pozicionin që kam pasur. Unë di shumë mirë, njerëz që kam përballë, njerëz publikë, njerëz që më kanë rrethuar në jetën private, është një shoqëri shumë e çuditshme. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, kjo është një shoqëri tepër e çuditshme. Politika e ka mbajtur qëllimisht historinë e dosjeve në ajër, për shantazh”, u shpreh Topi.

Ndërkohë në seancën e djeshme plenare, 94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.

Zjarr Tv Ad