Banorët e qytetit Tunbridge Wells në Britaninë e madhe kanë shpenzuar 4.2million paund për blerjen e kokainës në gjashtë muaj, duke përdorur një sistem shpërndarje të ngjashëm me një call center.
“The Sun” shkruan se bandat shqiptare kanë një qendër thirrjesh 24/7 në Londër, që ofronte shërbim 24-orësh për qytetin e Kent-it.
Çështja bëhet e ditur pasi deputeti konservator, i parë si kandidati potencial për postin e Kryeministrit Michael Gove pranoi se kishte marrë drogë dhe një raport i Brukselit paralajmëronte se Britania ishte kthyer në kryeqytetin e kokainës në Europë.
Një raport nga agjencia më e lartë anti-drogë e Brukselit në fillim të këtij muaji paralajmëroi gjithashtu se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë mes një “uberizimi” të tregtisë.
Gjykata dëgjoi sesi banda kishte përdorur një model të thjeshtë dhe të qëndrueshëm të biznesit për të shitur drogë.
Prokurori Simon Taylor, tha: “Organizatorët e rrjetit po vepronin si shpërbim shpërndarje i ushqimit për drogë dhe ishin në gjendje të mbanin telefonin kryesor steril duke e përdorur atë vetëm për marrjen dhe konfirmimin e porosive. Gjithmonë gjysmë grami porosi, gjithnjë vetëm kokainë, gjithmonë 40 paund, gjithnjë shitës shqiptarë dhe gjithmonë qyteti Tunbridge wells”.
Shërbimi i shpërndarjes së drogës
Dëshmia e stilit ekstravagant të jetesës të anëtarëve të bandës u gjet në telefonat e tyre. Njëri u filmua duke i hedhur para një këngëtare në një klube nate, një tjetër mburrej për dërgimin e një Range Rover Sport në Shqipëri dhe një i treti se i kishte blerë dhëmbë të rinj vjehrrës së tij. Në vetëm një javë në muajin korrik të vitit të kaluar, qendra e thirrjeve mori rreth 1,500 porosi, me të paktën 60,000 paund fitim. Në një rast kur linja u rrëzua, një klient iu lut për një përgjigje personit në telefon, duke deklaruar: “Kam shpenzuar 400 paund në javë me ju, të paktën më tregoni sa kohë do të vonojë”.. Banda gjithashtu kishte lidhje me grabitjet, por askush nuk është akuzuar.
Banda ra në grackën e detektivëve
Detektivët gjurmuan rrjetin e shpërndarjes të drogës në Deptford, në juglindjen e Londrës – 35 kilometra nga Tunbridge Wells, ku banonte anëtari i bandës Rigels Hadashaj, 20 vjeç. Në raste të tjera, numrat vepronin nga një adresë në Romford, në lindje të Londrës ose nga Surrey Quays, në juglindje të Londrës. Policët e gjurmuan banda për disa javëve me oficerë të fshehtë që blenë prej tyre. Një nga meshkujt, Ervish Dervishi, u kap pas dhënies së një porosie për dy oficerë të fshehtë. Një tjetër anëtar i bandës kishte rreth 8,000 dollarë cash dhe kokainë me vlerë 2,000 kur u arrestua. Taylor e krahasoi Dervishin me “Charlie”, i cili e filmoi veten duke i hedhur para një këngëtare shqiptare në një klub nate në Palmers Green, në veri të Londrës.
Ai tha se “këto imazhe gjithashtu dhanë disa njohuri për mënyrën e jetesës që bëntë ai, pa dyshim fshihej diçka tjetër. Një tjetër i dyshuar, Nelson Aliaj, përdori fitimet për t’i blerë dhëmbë të rinj vjehrëës dhe bleu tokë dhe biznese në Shqipëri. Ai gjithashtu dërgoi një Range Rover Sport 2017 në shtëpi për një shok. Shumica e anëtarëve të bandës ishin në mënyrë të paligjshme në Britani. Aliaj dhe bashkë-pandehuri Fatos Metalia pretenduan se ishin detyruar të merrnin pjesë në skemë, pasi gangsterët kërcënonin familjet e tyre në shtëpi.