“Bandat shqiptare mbushin me lekë bankat e Zvicrës”, Braho bën deklaratën e fortë: Të më japë leje Rama dhe do t’i ndjek…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PS Spartak Braho nuk i ka kursyer kriktikat ndaj qeverisë dhe drejtuesve të rinj. Ai tha mbrëmjen e sotme gjatë një intervistë në “Neës24” teksa iu referua pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar” se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë konsultim me elitën e PS ,e cila sipas tij është hedhur matanë.

Më tej ai bëri edhe një deklaratë të fortë në lidhje me kanabizimin e vendit duke thënë se bandat shqiptare në bashkëpunim me ato italiane, mbushin bankat e Zvicrës me lekë.

“Çfarë do bëjmë ne për të parandaluar pasojat e rënda që kanë mbërthyer rininë që përdorin kanabisin? Përveç legalizimit për qëllime medicinale, duhen marrë masa të forta për kanabizimin e rinisë. Pihet masivisht në shkolla. Ku janë paratë. Mos më bëj pyetje provokuese.

Të më japë Rama leje. Edhe unë do ta ndjek paratë dhe do i them ja ku i ke paratë e kanabizimit”, deklaroi Braho.

Zjarr Tv Ad