Banorët e fshatit Lumas sërisht protestë për problemin që kanë me ujin. Sot janë në ditën e 10 të protestës dhe nuk dotë ndalen deri në zgjidhjen eplotë të problemit të tyre .
Banorët shprehen se nuk do të lejojnë askënd të shfrytëzojë të vetmin burim natyror që ata kanë dhe që prej shekujsh e kanë përdorur për nevojat e tyre familjare për të vaditur tokat bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët.
Sipas banorëve, devijimi i ujit të burimit të Sinecit do të lërë banorët pa ujë dhe do të thajë tërësisht tokat bujqësore. Banorët i kanë bërë thirrje pushtetarëve, vendor e qendror, që ti mbajnë larg duart nga burimi i Sinecit.
Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili ka deklaruar se do t’i mbështesë banorët në këtë kauzë për të mos lejuar shfrytëzimin e burimit natyror të Sinecit.
Ambjentalisti Sazan Guri
Së bashku me të drejtën e zotit që kanë këta banorë .Qysh dy vite këta banorë jan kërcënuar se do tua marrin burimin e ujit që quhet Syri Kaltër i Sinecit . Atëherë për qëllime të mbrapshta ndoshta Hec ata po dalin tek qëllimi i tyre duke mashtruar sot.
Kur deputeti i Beratit Kollçaku që unë sot e denoncoj sepse i ka thënë këtyre banorëve që edhe ajrin, ka të drejtë shteti tiu vërë taksa dhe tiua marrin ,ndërkoh që sot këta banorë lundrojnë mbi ujë kanë ujë të bollshëm kanë ujë 24 orë për të pirë, kanë ujin e lumit që kalon këtu për të vaditur në mënyrë natyrale këto toka të begata dhe ua kërkojnë tua marrin sepse duan, sepse kanë një qëllim këta sot duan tu shkëpusin lidhjen e banorit me tokën me vatanin me truallin por jo vetëm kaq por duan të shkëpusin edhe bijtë e këtyre që janë jashtë që mund të vijnë për qëllime turistike,bujqësore, elektorale ,të cilët kërkojnë të kthejnë në bujtinë atë kullë të rënuar.
Jo këta duan të shkëpusin çdo lidhje të shqiptarit me Shqipërinë prandaj ujin bollshëm që këta kanë duan t’a marrin duke i gënjyer dhe duke iu thënë që duam tiu japim ujë në një kohë kur këta kanë ujë me bollëk nuk iu thonë të vërtetën pasi nuk vijnë me as studim me projekt as me table as me informim public as mëe firma as dëgjes publike .
Në një kohë kur këta banorë kanë mbledhur firma për ti kundërshtuar këtë projekt .Si është e mundur pa pjesmarjen e publikut në një vepër urbane sado e dobishme të jetë pa dëshirën e publikut të ndërtosh.Këta banorë me të drejtën e tyre mbështetur nga unë dhe avokatit .
Megjithëse jam betuar që nuk do të ndihmoj komunitetin shqiptar kur votojnë këta mortje dhe mortja imagjinohet një sërbi turku dhe që edhe ajo mortje nuk ua ka marë ujin.Por këta banorë kanë gabuar sepse kanë votuar për këta njerëz ne i ndihmojm atë që i jep zoti të drejtë se është e drejta për të jetuar sepse janë lidhur me këtë vatanë me këtë tokë me këtë truall e drejta fëmijëve të tyre që janë jashtë që të vijnë të forcojnë lidhjet me vendin dhe shqipërinë .
Pikërishtë nuk do ti ndahemi në gjyq do të shkojmë jo Kryetar bashkie të jetë ai por këta drejtora bashkie të jenë.Por ata që vjedhin nuk kanë asgjë me vete është një copë drejtor që e ka zgjedhur kryeministri në një kohë të caktuar të Shqipërisë.