Banorët e njësisë 4, pa drita dhe ujë/ Këlliçi, akuza Veliajt: Jepi fund trajtimit barbar

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e njësisë numër 4 të shqetësuar për shembjen e pallatave në të cilët jetojnë, janë shprehur se prej ditësh po jetojnë në errësirë të plotë dhe pa ujë.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, i cili i është bashkuar shqetësimit të tyre, ka deklaruar se banorët po trajtohen në mënyrë barbare saqë po detyrohen që për nevojat e tyre personale, të shkojnë në lokalet e lagjes. Ndër të tjera Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se po grabit pronën e qytetarëve duke mos pritur as vendimin e gjykatës për këtë çështje.

“Të gjitha procedurat ligjore janë bërë, kallëzimet janë bërë, janë sjellë në mënyrë të njerëzishme, jam i sigurt se nëse telefonohet në 4 të mëngjesit për mungesë uji apo dritash nuk e hap njeri telefonin, por për të shkatërruar, për të prerë dritat dhe ujë të vihet në 4 të mëngjesit. T’i jepet fund këtij trajtimi barbar që u bëhet qytetarëve, është i pashembult. Kjo është e vërteta e një bashkie që kërkon të të grabisë pronën e qytetarëve. Për nevojat personale shkojnë në lokalet e lagjes”, është shprehur i shqetësuar Belind Këlliçi.

Zjarr Tv Ad