Banorët e Unazës së Re në ditën e 121 të protestës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive. Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre. Një nga banorët tha se Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re. Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuaan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.

Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës. Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës. Provokimet, tha ai, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët. Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që ti tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve. Rama duhet ti hapë rrugën zgjidhjes politike, theksoi Balliu. Është e habitshme që Rama dhe ministrja e tij nuk dalin për të deklaruar se ky projekt korruptiv është i anulluar.

Zjarr Tv Ad