‘Barbarizëm ndaj Kullës së Sahatit’/ Nishani: Këta janë monstra

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka akuzuar Edi Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si monstra, për atë që po i bëjnë kullës së Sahatit.

Reagimi i Bujar Nishanit:

I vetmi simbol identiteti dhe trashëgimie që kishte Tirana (Kryeqyteti) ishte Kulla e Sahatit.
Unike në arkitekturë dhe trashëgimi e asaj historie të mbetur!

Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv!

Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz!

Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari!

As nën diktatura!

As nën fondamentalizma!

Përfundimisht janë MONSTRA!

Zjarr Tv Ad