BARCELONA NDAN PIKËT ME REALIN

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Magji, spektakël, gola dhe kartona të kuq. “El Clasico” i ka të gjitha përveçse fituesit. Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së 36-të të La Liga, me katalanasit që kaluan dy herë në avantazh, por që u zhvleruar në të dyja rastet nga futbollistët e Realit të Madridit. Në një atmosferë elektrizuese që dhuronte “Camp Nou”, kjo për shkak edhe të Andres Iniesta që po luan “El Clasicon” e fundit në karrierën e tij, ishin vendasit që tentuan të gjejnë sa më parë rrjetën me Suarez që në tentativën e parë nuk arriti të tund rrjetën, një gjë që nuk harroi ta bëj në minutën e 10-të. Uruguajani shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme asistin e Sergi Roberto dhe me portën e boshatisur e dërgoi Navas në njërin krah dhe topin në krahun tjetër. Por reagimi i madrilenëve nuk mungoi, me Cristiano Ronaldo që e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës, pasi atij asisti fantastik nga Karim Benzema. Në vazhdim munguan rastet e pastra për gol, ndërkohë që në fundin e 45 minutëshit të parë, Sergi Roberton e tradhëtojnë nervat dhe pasi goditi me grusht Marcelo, iu drejtua dhomave të zhveshjeve përpara shokëve të ekipit, pasi u ndëshkuar me karton të kuq nga kryesori Hernandez. Fraksioni i dytë nisi me disa ndryshime në të dy krahët, me Zidane që la në dhomat e zhveshjeve Ronaldon, ndërsa Valverde i besoi Semedo, që i zuri vendin talentit brazilian Coutinho. Zëvendësime që ndikuan dhe në lojën e ekipeve, me Barcelonën që nuk i ndikoi aspak mbetja me 10 lojtarë, duke rrëzikuar shumë për të gjetur golin e dytë, gol i cili erdhi vetëm pas 7 minutash, me autor Lionel Messi. Pas topit të shërbyer nga Suarez, Pleshti “valëzoi” në zemrën e mbrojtjes merenguez dhe më të majtën e tij vrasëse nuk i la vend reagimi Navas, duke tundur rrjetën. Ky avantazh i vendasve duket se zgjoi “Galaktikët” që tentuan me të gjitha forcat për të dal me pikë nga ky takim. Por nëse shënoi një sallaks, një tjetër sallaks do të vendoste baraspeshën. Ishte uellsiani Gareth Bale që nxori nga repertori i tij një goditje “alla-Messi” që në hyrje të zonës lëshoi një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta. Përfundimisht 2-2 dhe Barcelona mban në 15 pikë distancën me rivalët më të urryer.

Zjarr Tv Ad