Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, anë të një video të shpërndarë në “Facebook” shkruan se Rama gënjeu shqiptarët, duke premtuar shëndetësi falas. Spahia thekson se Rama bën vetëm propagandë, pasi gjithçka ishte mashtrim i madh. Ai shton se vendit i duhet ndryshim.
Postimi i ish-deputetes së PD-së Bardh Spahia:
Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.
Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.
Vendit i duhet ndryshimi.
Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.