Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës.
“Sot njeriu më i rrrzikshëm për stabilitetin e vendit. Ai po provon çdo ditë për shkak të krimit të organizuar. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdylajve ka asgjësuar gjykatën kushtuese, gjykatën e lartë , kryeprokurorine përgjithshëm. Ka marrë në kontroll organet e drejtësisë për t’i përdorur kundër zgjedhjeve. Gazeta ‘Bild’ provoi se Edi Rama po mban pushtet nga krimi i organizuar dhe bandave. Ai e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës.
Bashkë me një grup oligarkësh ku pasuritë dhe pushteti është në dorën e pak njerëzve. Është pakti i Edi Ramës me një grusht oligarkësh që kanë mbyllur bizneset. Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimit Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Ne nuk pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë dhe për të ruajtur me dhunë kriminalitetin e tij. Së bashku me Rininë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa po krijojmë alenacën. Së bashku me Rininë do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë. Përmes reformave do t’i japim fund modelit autokritik të Edi Ramës. Boll më, me Shqipërinë që duan ata. Tani është koha për gjithë shqiptarët. “-tha Bardhi.