Akuzohen për mashtrim me skemen e rimbursimit të TVSH, dy të arrestuar në Shkodër

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronarët e një subjekti VIP është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSh-së.

Arrestimi u krye pas një hetimi 3 mujor ku u konstatua skema për përfitimin e tvsh-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.

“Subjekti General Impex nepermjet aktivitetit te tije i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vleren 248, 994, 420 lek nepermjet fshehjes se te arshurave dhe 73.666.095 leke te reja nepermjet mospagimit te taksave dhe tatimeve.”  informoi policia e Shkodrës.

Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkoder ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marr masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K. dhe masës së detyrimit paraqitje për shtetasin A.B, pronar i nje subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.

Sipas prokurorisë keta shtetas kane konsumuar veprat penale ne baze te nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndersa per noterin “Fallsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad