Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kyetari i PD Lulzim Basha kishte planifikuar një takim në Lezhë, por e ka anuluar. Edhe pse Lezha është zona e nënkryetarit të tij Agron Gjekmarkaj, Basha ka vendosur që takimin ta bëjë në Laç dhe i ka ftuar simpatizantët e tij në këtë takim.
Dega në Lezhë ka konfirmuar lajmin për anulimin e takimit të Bashës në pallatin e kulturës në Lezhë dhe zhvillimin e tij në një takim të vetëm në qytetin e Laçit. Ky njoftim i përcjellë prej saj në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e demokratëve.
Në komentet e tyre bëhet ftesë për protestë dhe reagim ndaj kryedemokratit Basha dhe kjo si përgjigje për gazin dhe dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në 8 janar tek selia e PD-së në Tiranë.