‘Nuk kërkoj sevap’, nëna Liza dhe familja e saj e kalojnë natën jashtë: Nuk qita as teshat, as çantën e dorën, nuk e dua ndihmën e Veliajt

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e 5 Majit, të cilëve iu shembën dje banesat e tyre, e kanë kaluar natën jashtë, në rrënojat që lanë pas fadromat e IKMT-së. Nënë Liza Marku, banesa e të cilës u shemb gjatë ditës së djeshme, thotë se kërkon që të marrë shtëpi në zonën ku ka jetuar për vite me radhë.

Marku shprehet se ata nuk kërkojnë lëmoshë dhe as nuk do të pranojnë që të marrin banesa sociale.

“Jashtë na ka lënë Erion Veliaj, jashtë do rri, unë nuk kam pse të shkoj derë më derë. Nuk kam pse i lyp njeriu, nuk di se ku kam rrobat e mija. Nuk e dimë se ku na i kanë qit teshat, as çantën nuk kam mundur që të marr. Ai nuk është njeri, unë nuk dal nga këto rrënojat, pa më gjetur një shtëpi me letra tamam, nuk dua unë shtëpinë e Erion Veliajt, nuk jam për sevap unë.

Nuk dua banesa sociale. Unë me Erion Velinë dhe me Edi Ramën nuk pajtohem kurrë, unë dua shtëpinë time me letra, dhe me vulë. Nuk kam shkuar ti kërkoj ndihmë asnjë njeriu, unë do të protestoj prapë, prapë. Do rri në ato rrënoja që kanë mbetur.

Vetë kemi ndejtur jashtë, fëmijët e vegjël i kemi çuar te një njeriu im, më jep shtëpi dhe vend, nuk e dua shtëpinë as në Dajt as në Shkozë, e dua këtu ku kam qenë.

E duam shtëpinë këtu siç e kemi pasur të gjithë, kemi bërë gëzim dhe mort së bashku, erdhën dhe morën një plakë 6 vetë zvarrë, nuk më linin që të hyja brenda”, u shpreh e moshuara.

Zjarr Tv Ad