Amerikanët marrin Bazën e Kuçovës, Rama: Ushtrinë tuaj nuk e arrijmë dot, ama duke qëndruar me miq si ju, përmirësohemi!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Kuçova, ku nga sot do të nisin punimet për ndërtimin e Bazës taktike ajrore të Kuçovës. Ajo do të jetë në dorë të partnerëve të NATO-s, të cilët do ta shndërrojnë atë në një bazë taktike me teknologjinë e fundit.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ne sot, bashkë me qeverinë e SHBA përmes angazhimit, dhe këtë unë e them se është e vërtetë, falë angazhimit të drejtpërdrejtë të ambasadores. Jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike. Gjera që mund të duken të pabesueshme, siç mund të dukej që ne do kishim këtu një bazë taktike të NATO-s.

Një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha këto bashkë, stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s, Defender Europe 21, për të cilën kemi marrë vlerësime të rëndësishme dhe kemi mësuar për t’u përmirësuar më tutje. Jemi në një pozicion të favorshëm për ta rikthyer këtë stërvitje edhe në 2023.

Na jep mundësinë të mësojmë nga më të mirët, të vetëdijshëm se nuk do ti arrijmë kurrë, se ansjëherë nuk do bëhemi dot aq të zhvilluar sa Forcat e Armatosura të SHBA. Por ama duke qenë në një shoqëri kaq të mirë do mund të përmirësohemi. Do kemi një Forcë të Armatosur që për nga numri do jetë modeste, por për nga cilësia do jetë shembull për të tjera vende të vogla.

Zjarr Tv Ad