Basha bën thirrje për kryengritje: Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga foltorja e Parlamentit, kreu i PD, Lulzim Basha bëri thirrje për kryengritje demokratike. Ai tha se misioni i opozitës dhe PD është që t’i prijnë qytetarëve.

Basha: Nuk ka rrugë tjetër përveçse ta çlirojmë këtë aulë nga konflikt i interesit që ka me krimin, kriminelët dhe oligarkët. Ta bëjmë këtë përmes miratimit të platformës opozitare për Shqipërinë apo do ta bëjmë këtë duke ftuar që qytetarët vetë këtu në këtë sallë të marrin në dorë fatet e tyre, kjo nuk është më në dorën tonë.

Një gjë ju garantoj. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për ti dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë.

 

Zjarr Tv Ad