“Basha djali joligjor i Berishës”, Xhaferaj: Qëndrimet e tij pa lidhje me politikën

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha në krye të PD ka qenë gjithmonë nën hijen e Sali Berishës dha ka marrë çfarë ka dashur.

Sipas tij, ajo që bën Basha edhe tani, kur kërkon të përfitojë nga Rama, nuk ka lidhje po politikën por me biznesin.

“Që nga 2017 të gjithë e dimë që Basha ishte djali jo ligjor i Berishës. Dhe të gjithë shqiptarët e kanë një fjalë për djalin jo ligjor. Ky djalë jo ligjor hapi shumë mirë derën e Sali Berishës dhe mori çfarë donte nga Sali Berisha. Hapi shumë mirë e për shumë vite edhe derën e Ilir Metës dhe mori sërish çfarë donte. Tani po hap me sukses edhe derën e Edi Ramës për të marr të gjitha përfitimet. Po janë gjëra që nuk kanë lidhje me politikën. Janë gjëra që kanë lidhje vetëm me biznes”, u shpreh Xhaferraj.

Zjarr Tv Ad