Basha i drejtohet të rinjve: Që të fitoni ju, duhet të largojmë Ramën, njeriun që ka marrë peng vendin!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë, studentë dhe përfaqësues të “European Democrat Students” për Programin e tij qeverisës “Shqipëria fiton”.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka deklaruar se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi në Shqipëri i atyre që studiojnë jashtë.

Faktet flasin vetë, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase. Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime dhe nesër një nga projektet kryesore të qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomikë e në veçanti me programin tonë për rininë.

E vërteta është fare e thjeshtë: që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën, njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad