Basha i kthen përgjigje të prerë letrave të Ramës: I vetmi negocim largimi yt si kryeministër…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha i ka kthyer përgjige të prerë dhe të qartë letrave publike që i çon Rama poër dialog. Basha nga Mati me qytetarë dhe demokratë, iu drejtua Ramës duke thënë se e vetmja rrugë negocimi është largimi i tij si kryeministër dhe hapja e rrugës evropiane të Shqipërisë pa të.

‘Ka vetëm një rrugë evropiane, që është largimi i Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet

Në çdo vend normal të Evropës, ky do ishte larguar me dhjetra herë. Më 30 qershor nuk do të lejojmë asnjë krim zgjedhor. Shqiptarët janë ngritur dhe janë të bashkuar. Ne do ti japim horizontin e shpresës, të rinjve dhe të rejave, pavarësisht bindjeve politike.

Që shumë shpejt të krijohet një qeveri tranzitore në mënyrë që populli të vendosë atë qeveri që do të dojë ai. Që do të jetë fundi i plagëve të këtyre viteve. Kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Jo pushtet me krimin. Jo kurrë.  Nuk e japim fatin e qytetarëve tanë në tavolinë”, tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad