Basha i përgjigjet Ramës: SHBA-të nuk i kanë asnjë borxh Shqipërisë, ne jemi borxhlinj ndaj tyre

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama se aleatët tanë SHBA kanë një borxh për të larë për Shqipërinë, duke ju referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kamion MEK.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se SHBA-të nuk i kanë borxh Shqipërisë, përkudrazi Shqipëria nuk do të arrijë t’i lajë dot kurrë borxhet që ka ndaj SHBA-së.

Basha nënvizon se sot Shqipëria ende nuk ka plotësuar standardet të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së, siç janë shteti i së drejtës, media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo.

Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standartet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së dhe Shqipërisë”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad