Basha: Inkurajojmë SPAK-un, para drejtësisë ata që kanë abuzuar

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë paradites, kryetari i PD, Lulzim Basha, pati takime rastësore me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë 7 në Tiranë, zonë në të cilën Basha ka pasur edhe përballjen e parë elektorale ku ka fituar si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Gjithmonë rikthehem me kënaqësi në njësit 7, aty ku u zgjodha për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në një përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarin politik, ku vendosi vota e qytetarëve”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Kreu i PD tha se është koha që qytetarët të vendosin drejtëpërdrejtë përfaqësuesin e tyre me lista të hapura të cilat propozon PD.

“Sot ne duhet tu rikthejmë sërish këtë të drejtë qytetarëve, që të vendosin ata për deputetin e tyre përmes listave të hapura. Kjo është ajo që mbështesin dhe vetë qytetarët në takimin që pata me ta”, – tha Basha.

Basha u njoh dhe me gjendjen e rënduar ekonomike në këtë zonë, që është e njëjtë me të gjithë vendin dhe foli për rrugëdaljet që propozon PD.

“Situata ekonomike dhe emigracioni janë problemet kryesore, siç tregojnë qytetarët dhe sipërmarrës të bizneseve të vogla në zonën e njohur si fusha e aviacionit. Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Gati 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë. Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve përfshirë dhe ushqimet bazë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë”.

Basha renditi arsyet se pse shqiptarët po vuajnë këtë situatë dhe shprehu inkurajimin e PD për SPAK që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit.

“Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.

Praktikat e deritanishne që pasuritë e shumta të vendit, kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë duhet të marrë fund. Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit. Lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar”, – shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad