Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Lulzim Basha vijon takimet me demokratët pavarësisht dorëheqjes nga drejtimi i partisë. Ish-kreu i PD ka zhvilluar një takim këtë të martë me demokratët në Rrogozhinë.
Gjatë këtij takimi Basha u shoqërua nga kryetari i degës së PD, Ferdinand Saraçi, i cili kandidoi në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ashtu si në çdo takim, ish-kryedemokrati u shpreh se qëlllimi i këtyre takimeve është mbajtja e fjalës së tij, ajo e bashkimit të demokratëve.
Kujtojmë se që prej dorëheqjes nga posti, Basha ka vazhduar takimet me demokratët në njësitë e kryqytetit, pasi ka deklaruar se do të vazhdojë të kontribuojë për ringritjen e PD. Më herët ai ka zhvilluar takime me demokratët në Sauk.