Xhelal Mziu: Të përçarë nuk fitojmë! Të heqim dorë nga gjykatat dhe të bashkohemi

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, nga selia blu, aty ku dhe po zhvillohet mbledhja nga Grupi Parlamentar i kësaj force politike, ka deklaruar se demokratët të përçarë nuk do të fitojnë.

Mziu ka thënë se si Grup Parlamentar duhet të marrin përgjegjësitë dhe të heqin dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm.

Sipas deputetit duhet hartuar një platform zgjedhjesh dhe bashkimi me të dyja palët në terren.

“Të përçarë nuk fitojmë. Në Dibër më 6 mars dy pjesët e PD morëm 9 mijë vota, nga 17 mijë që morëm si opozitë në 25 prill. Duhet të marrim përgjegjësinë si grup parlamentar. Për të hequr dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm.

Të hartojmë një platformë zgjedhjesh e bashkimi. Me dy palët në terren. Zgjedhje seksioni, grup seksioni dhe kryetar dege deri në korrik. Dhe në shtator kuvend kombëtar përbashkues,” tha Mziu.

Zjarr Tv Ad