Basha: Largimi i Ramës emergjencë kombëtare

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një takim me banorët e Koplikur deklaroi se largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij është emergjencë kombëtare. Sipas tij opozita pati dy mundësi ose të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet ose krah njerzëve të thjeshtë, dhe djegia e mandateve provoi se ata janë me popullin e thjeshtë.

Basha: Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm.  Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më.

 

Zjarr Tv Ad