Basha: “Më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e Ramës, vendosi gishtin kokës mos fabriko kauza”

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama kësaj radhe nga konferencë në selinë blu .

Basha thotë se e shqetëson gjendja mendore e Ramës pasi kërkon të devijojë situatën duke folur për çështje të tjera që s’kanë lidhje me pandeminë.

Ai duke nënkuptuar akuzat e Ramës për përfshirjen në njollosjen e UçK thotë se kryeministri po fabrikon kauza teksa i kërkon të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet dhe Instagrami e të bëjë atë që i kërkon ligji.

”Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e kryeministrit. T’i vendosë gishtin kokës, s’mund të fshihet e të krijojë çdo kauzë tjetër, apo të fabrikojë kauza. Gjendja është e rëndë, i kërkoj të ngrihet në nivelin e seriozitetit dhe detyrës që mban.
E ka humbur kontrollin qeveria, ekonominë e ka në krizë. Jemi në një gjendje të rënies së lirë. Të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet, Instagrami, të ndalë shpenzimet dhe të bëjë atë që i kërkon ligji, për atë që e detyron.”- tha Basha.

Rama prej ditësh pyet Berishën, Metën e Bashën se pse votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës, teksa sot ka akuzuar liderin opozitar se ka qenë pjesë si hetues e lojës për njollosjen e UÇK.

Zjarr Tv Ad