Viola Spiro prek me fjalët për babain…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viola Spiro humbi Një javë më parë, Viola Spiro humbi babanë e saj. Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi, ku fatkeqësisht e humbi betejën më 1 nëntor. Viola është shprehur se; nuk e prisnin ndarjen e tij të shpejtë nga jeta.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur“,  shkroi Viola në Instagram.

Moderatorja ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ka me babanë e saj, që nga koha kur ishte fëmijë dhe deri në foton e fundit, që kanë realizuar bashkë.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar Viola duke e shoqëruar me imazhin e një zemre të th yer.

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Zjarr Tv Ad