Kryedemokrati Lulzim Basha ka falënderuar Komisionin Europian dhe Presidenten Ursula Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një postim në “Twitter” Basha shpreh mirënjohjen për KE-në për mbështetjen për familjet e pastreha dhe në nevojë urgjente për ndihmë.
“Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan kreu i PD.
Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë dhe KE vendosur të dhurojë 15 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura. Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.