Basha nuk iu bashkua ftesës, Meta për marrëveshja e krijimit të Federatës së Opozitës: S’e kam parë kush e ka firmosur, por…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar refuzimin e ftesës nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’iu bashkuar marrëveshjes së krijimit të Federatës së Opozitës.

Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se nuk e ka parë kush e ka firmosur dokumentin.

“Më është propozuar dokumenti nga ana e PD-së, është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet e Partisë së Lirisë.

Nuk kam parë se kush e ka firmosur dokumentin, por kam firmosur siç do bëja për gjithçka që do kthente vendin në shinat kushtetuese dhe për të pasur një demokraci funksionale”, tha Meta.

I pyetur nëse Basha duhet të jetë pjesë e Federatës, Meta u shpreh se: “Nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet dhe dëshirë, si edhe është i lirë për tu vendosur përballë narkoshtetit. Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë. Duhet të pyesni iniciatorët e asaj tryeze, nuk kam qenë unë iniciatori.”

KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR?

Kreu i PL-së u pyet gjatë konferencë nëse emri i tij është në tryezën e opozitës si kanditaturë për të qeverisur vendin.

Meta deklaroi se aftësitë e tij si kryeministër janë provuar në dy vite, duke shtuar se treguesit e Shqipërisë kanë qenë më të mirët sa i takon rritjes ekonomike, por theksoi se “nuk jemi për të shpallur sfida të tilla”.

“Emri im do të udhëheqë PL-në, e cila do të jetë një ndër 3 forcat kryesore politike në të ardhmen dhe faktor kryesor e katalizator për ndryshimin në vend, unë dhe PL e kemi bërë të qartë se preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse.

Sa i përket aftësive të mia si kryeministër janë provuar në dy vite, treguesit e Shqipërisë kanë qenë më të mirët sa i takon rritjes ekonomike dhe kanë qenë më të mirët sa i takon ritmeve të integrimit europian. Nuk jemi për të shpallur sfida të tilla”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad