Basha: PD miraton proçesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka pasur një takim sot me përfaqësues të Partisë Konservative Britanike të partisë së kryeministres Theresa May në pushtet, nga të cilët ka marrë mbështetje për vendimin historik të PD-së, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza. Nga Britania e Madhe ka ardhur për të konsultuar dhe mbështetur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së, vetë Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë në parlamentin britanik.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha sot: “Dua të falenderoj z. David Jones, kryevlerësuesin e Komitetit të Vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të parlamentit britanik si dhe z. Mathju vikers, kandidat për parlamentit britanik, të dërguar këtu nga partia konservatore, partia jonë simotër në Britanië e Madhe.

Basha tha se e ka njohur me iniciativat e demokratëve shqiptarë dhe ato janë vlerësuar: “Siç e dini, prej prillit, PD ka miratuar në statusin e saj, një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimarrjen tek anëtarësia e PD dhe ka vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale dhe me përkushtim ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtësës, respektit për vlerat njerëzore.

Sot shoqëria është në krizë, se parlamenti është mbushur me persona që nuk kanë shpesh asnjë lidhje me partitë, si psh asnjëhërë anëtarë të PS dhe janë përfaqësus të bandave. Kjo duhet të marrë fund dhe PD po vepron në dy drejtime: me ligjin e dekriminalizimit, me propozimin tonë për vetingun e politikanëve dhe së treti, përmes reformës së vetë partike politike, reformës zgjedhore dhe reformës së partive politike, reformë  që duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

Në këtë kontekst kemi hedhur hapin konkret të ndryshimit statuor dhe tani po marrim përvojën më të mirë në kontinentin europian dhe do të thoja edhe në botë të seleksionimit të kandidaturave para se ato t’i dërgohen për vlerësim dhe gjykim, anëtarësisë, që është përvoja e Partisë Konservatore Britanike të kryeministres Theresa Mayer.

Prandaj më vjen shumë mirë që kjo kërkesë është vlerësuar, që ne kemi këtu një personalitet, njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për parlamentin britanik dhe që do të na shoqërojë me këshillën dhe ekspertizën e  tij në bërjen funksionale të komisionit për përzgjedhjen e kandidaturave në zgjedhjet e ardhshme.

Pra, PD do të imponojë në skenën politike një standart europian.”

Zjarr Tv Ad