Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat u pyet edhe për përjashtimin e përjetshëm të Sali Berishës nga PD.
Rama u shpreh se ky është një vendim për të qarë e për të qeshur, dhe se dy kufoma politike po mbajnë peng PD-në.
Reagimi i Ramës:
“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. Por unë s’mund të qaj gjithë kohën për gjendjen e opozitës por ndonjëherë dhe mund të qeshi. Nuk na rezulton të kemi ngritur fortifikime për tu mbrojtur prej tyre. Nuk jemi në proces kacafytje si dy kufomat e PD që kanë marrë peng demokratët”, tha Rama.