Basha prezanton kandidatin për 6 marsin në Dibër, mesazh demokratëve: Votoni PD, mos bini pre e sajesave dhe marifeteve të reja

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha sot ka zhvilluar një takim në Dibër, ku ka prezantuar edhe kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Haka.

Ai u shpreh se dibranët duhet të votojnë Hakën në 6 mars për ta bërë qytetin një vend më të mirë.

Kryedemokrati nuk ka kursyer as sulmin për “Shtëpinë e lirisë” me kandidatët e Berishës, duke thënë se dibranët s’duhet të bien pre e sajesave.

Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën.  Ai është pjesë e Dibrës. Jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike.  Ai do kujdeset për Dibrën, për dibranet. Luani do ta bëjë Dibren nje vend më të mirë për të gjithë pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve.

Dibra do votojë Partinë Demokratike, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad