Basha propozon ndryshime në Kodin Penal, zbardhet shkresa drejtuar Nikollës: Të dënohen me burg deputetët

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku i propozon për një ndryshim në ligjin për Kodin Penal për shpifjen.

Në dokument thuhet se Basha propozon ndryshim në nenin 120 të Kodit Penal, ku aty të shtohen edhe të zgjedhurit, pra deputetet.

Me këtë ndryshim nëse një deputet bën një deklaratë ndaj dikujt, i akuzuari ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse akuzuesi nuk e vërteton pretendimin, mund të dënohet me gjobë ose deri dënim me burg.

Ky propozim vjen pasi Gazment Bardhi ka akuzuar pak kohë më parë se Lulzim Basha ka blere 2 kate te një pallati shumëkatësh në Tirane.

Zjarr Tv Ad