Gjenden mbetje kockore, dyshohet se 67-vjeçari ka rënë në gropën ku digjej qymyr

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda një grope të improvizuar për djegie të qymyrit janë gjetur mbetje kockore njeriu.

Mbetjet kockore të djegura u zbuluan rreth rreth orës 22:45 në fshatin Vilzë.

Dyshohet se i përkasin një 67 vjeçari me iniciale Q. L., ku sipas hetimeve të deritanishme mendohet se ai ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme (19 Dhjetor), teksa aty po digjej qymyr.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad