Basha shkoi tek përkujtimorja e Hajdarit pa lajmëruar Partinë/ Jul Deda shpërthen kundër tij: E para herë që Azemi përkujtohet hajdutshe

0
441
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e sotme iu shfaq kujtime jo të mira për mira për simpatizantët e PD-së, ku në 12 shtatorin e vitit 1998 u ekzekutua para selisë së partisë, një ndër liderat e lëvizjes antikomuniste dhe themelues i saj Azem Hajdari.

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim basha zhvillo homazhe përballë lapidarit të Azem Hajdarit, por vendosi që të mos lajmërojë strukturat e Partisë por të marrë me vete vetëm 6 pjestarë të saj si : Enkeled Alibeaj, Grida Duma, Alfred Rushaj etj.

Pikërisht për mos njoftimin e strukturave të Partisë Demokratike ka reaguar pjestari i saj dhe aktori i njohur Julian Deda, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se Azem Hajdari u përkujtua hajdutëshe nga kreu i PD-së.

Postimi i plotë:

E para here qe Azemi perkujtohet hajdutshe, ne fshehtesi te plote, asnje lajmerim si çdo vit per ne qe jemi pjese e strukturave te PD. Shkon aty i vetem me gjashte te tjere, dy prej te cileve i ka kunder, thjesht sa per te lare gojen, se nuk besoj se ndjen gje per Azem Hajdarin. Asnje familjar i te ndjerit. Perkujtimore pa shume zhurme vetem nga frika se mos e shajne me llafe turpi, siç ndodhi te oborri i PD-se.

P.s. Nderim per figuren e Azem Hajdarit…!

Zjarr Tv Ad