Basha: Shqipëria shtet i kapur prej korrupsionit…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, lideri demokrat Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se; Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

Teksa citon raportin e “Transparency International”, Basha thotë se; Shqipëria është një ndër shtetet me nivel të lartë korrupsioni, me ligje të personalizuara dhe sipas tij ky fakt është një nga 100 dështimet e Ramës.

“52 ditë deri më 25 Prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit? Përgjigja: Po! “Transparency International” e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe ligjeve të personalizuara”, kështu është shprehur kreu demokrat Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad