Basha: Tahiri të arrestohet menjëherë, rrezikohen provat. Rama, një kufomë politike që sillet vërdallë…

0
435
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Basha, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia blu.

Në fjalën e tij, Basha ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.

Basha ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, që të vendosë heqjen e mandatit të deputetit socialist, që i hap rrugën më pas arrestimit të tij.

‘I bëj thirrje Kuvendit që të mblidhet menjëherë dhe te vendosë heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri. Kjo i hap rrugën arrestimit të tij dhe kontrollit të banesës, telefonave dhe gjithçkaje tjetër. Çdo orë e minutë që kalon ndihmon në zhukjen e provave. Edi Rama ka vdekur politikisht, është një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i ç’akorduar. PS është e vdekur nëse nuk shkëputet nga Rama. Qeverisja e tij ka mbaruar’.

Deklarata e plotë e Bashës

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.

I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.

Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.

Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste.

Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.

Zjarr Tv Ad