Basha takon fermerët në Korçë: Kush shet votën, ka shitur të ardhmën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë i ptanishëm në Korçë ku ka biseduar me fermerët për shqetësimet që ato kanë. Fermerët janë ankuar se shqetesimi I tyre kryesorë lidhe me sbvesionet.  Ata shtuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti.

Në fjalën e tij pasi ka dëgjuar për vështërsitë që paraqet tregu dhe problemet që këta fermerë paraqesin kreu i opozitës Lulzim Basha, theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me te cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës. Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi…”, tha Basha me fermerët korçarë.

 

Zjarr Tv Ad